Perfitimet
Cfarë është Limfodrenazhi
Ndryshe nga masazhi tradicional, Drenazhi Manual i Limfës përqendrohet specifikisht tek enët limfatike dhe ndihmon në rrjedhjen e lëngut limfatik.

Zvogëlon enjtjen dhe dhimbjen
Limfodrenazhi zvogëlon enjtjen dhe dhimbjen duke stimuluar qarkullimin limfatik dhe eliminimin e toksinave.

Stimulon nxjerrjen e toksinave nga trupi
Limfodrenazhi stimulon nxjerrjen e toksinave nga trupi, duke ndihmuar në pastrimin dhe rigjenerimin e organizmit.

Favorizon shërimin e lëkurës
Limfodrenazhi favorizon shërimin e lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin dhe rinovimin e saj.

Ndihmon me stresin dhe ankthin post-operativ
Limfodrenazhi ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit post-operativ, duke promovuar relaksimin dhe lehtësimin e simptomave të ngërçeve.
Më shumë për Mëndjen, Trupin, dhe Lëkurën
Trajtimi ynë i limfodrenazhit terapeutik është një kombinim i teknikave të mjekësisë estetike dhe terapive manuale që përqendrohen te nyjet limfatike, duke ndikuar thellësisht në organizëm.
Ky trajtim ndihmon në:
▪ Fryrje të trupit
▪ Probleme me tretjen
▪ Metabolizëm të ngadaltë
▪ Çrregullime hormonale
▪ Celulit
▪ Imunitet të ulët
▪ Dhimbje koke & lodhje kronike
▪ Rënie në peshë natyrale
▪ Alergji
▪ Mjegulla e trurit
▪ Sëmureni shumë shpejt/lehtë
▪ Ndjeshmëria ndaj ushqimit
🧠 Për më tepër, në këtë trajtim përfshijmë edhe manipulimin visceral, që ndihmon në ankth, depresion, atak paniku – gjendje që shpesh tek femrat grumbullohen te zona abdominale dhe mitra.
📅 Sugjerohen 4–6 seanca intensive, 3 herë në javë. Në seancat e para trajtojmë gjithë trupin, sepse gjëndrat limfatike janë kudo — dhe efekti është më shumë!
Dëshmi
"Vlerësime të ëmbla nga klientët tanë"
Ornela si je? Heren e fundit me dt 06.03.2025 me the ta shtyja terapin ivf tek doktori im pasi me bere Osteopathy viscerale dhe manipulim te mitres e mban mend si me the? Do ngelesh shtatzen vet te lutem provoje nje muaj me the. Jam e lumtur te te lajmeroj qe sot mora konfirmim qe jam 5 javeshe dhe kam ngel shtatzen pa terapin pa nderhyrje pa asgje po fluturoj moj. Fim per keshillen tende dhe ti puth e perulur duart e tua te mrekullueshme.
KlienteDuararta dhe e mencura Ornela! Faleminderit qe ti ve shpirtin, pasionin dhe dijen tek ajo cka ben! Rezultatet e qendrueshme nga seancat me ju jane te shumta, pervec atyre estetike ( renie ne peshe, lekure me e shendetshme, e tonifikuar dhe ulje e perimetrit kudo), ato shendetesore me bejne te jem falenderuese pafund. Mbajtja ne norme e glicemise ( per shkak te ndjesise se ngopjes dhe per shkak se trupi e mendja duan vetem ushqime te shendetshme, 0 neps per te embla), kocka dhe artikulacione shume me pak te dhimbshme, cikel shume i rregullt, konstipacion i harruar dhe me e rendesishmja: ajo cka osteopatia viscerale i ben melcise, nje mrekulli.
Kliente
Pershendetje Ornela, Desha te ta shkruaj me kohe por tani gieta mundesine. Faleminderit nga zemra per gjithcka! Fillova seancen e pare me dyshim por me shpresen se do gieja nje zgjidhje pas kaq vitesh me shqetesimet e tretjes dhe konstipacionit te vazhdushem.Qe pas seances se pare ndjeva sikur rilinda. Kam humbur 4,5kg qe me seancen e pare, por me e rendesishmja per mua eshte qe funksioni i zorreve eshte regulluar shume. Ndihem super mire tani pas seances se trete. Jam vertet mirnjohese.
Kliente