Unë jam Ornela Guma

Specializuar nëLimfodrenazhin Manual & Osteopatinë Viscerale

Trajtimi ynë i limfodrenazhit terapeutik është një kombinim i teknikave të mjekësisë estetike dhe terapive manuale që përqendrohen te nyjet limfatike, duke ndikuar thellësisht në organizëm.

"Zhblloko potencialin e plotë të trupit tënd me kujdesin tonë profesional "

Drenazhi Manual i Limfes

Osteopatia-Manipulimi Visceral

Madero Ice

Rreth Orneles

Zbuloni fuqinë e Limfodrenazhit dhe të Osteopatisë Viscerale

Trajtimi ynë i limfodrenazhit terapeutik është një kombinim i teknikave të mjekësisë estetike dhe terapive manuale që përqendrohen te nyjet limfatike, duke ndikuar thellësisht në organizëm.

Ky trajtim ndihmon në:
▪ Fryrje të trupit
▪ Probleme me tretjen
▪ Metabolizëm të ngadaltë
▪ Çrregullime hormonale
▪ Celulit
▪ Imunitet të ulët
▪ Dhimbje koke & lodhje kronike
▪ Rënie në peshë natyrale
▪ Alergji
▪ Mjegulla e trurit
▪ Sëmureni shumë shpejt/lehtë
▪ Ndjeshmëria ndaj ushqimit

🧠 Për më tepër, në këtë trajtim përfshijmë edhe manipulimin visceral, që ndihmon në ankth, depresion, atak paniku – gjendje që shpesh tek femrat grumbullohen te zona abdominale dhe mitra.

📅 Sugjerohen 4–6 seanca intensive, 3 herë në javë. Në seancat e para trajtojmë gjithë trupin, sepse gjëndrat limfatike janë kudo — dhe efekti është më shumë!

Sherbimet Tona

Zbuloni Sekretet e një trupi të shëndetshëm

Osteopathy viscerale + Limfodrenazh barkun

Osteopatia-Manipulimi visceral është trajtimi I secilit organ, për të bërë që të funksionojnë më mirë. Kombinimi i trajtimit të linfodrenazhit dhe osteopatisë, të dyjave teknikave, siguron çlirim të trupit dhe rigjenerim vetëm në një seancë. Osteopatia si teknikë është teknikë e shpejtë, që zgjat disa minuta, me një përmirësim 40-50% pas vetëm një séance të vetme.

Madero Ice​

Madero Ice është një trajtim fantastik që lufton celulitin dhe përmireson pamjen e lëkures. Kjo teknikë përfshin përdorimin e veglave të ftohta të specializuara për të trajtuar dhe për të aplikuar presion në zonat e caktuara të trupit me qëllim stërvitjen e muskujve , përmiresim të qarkullimit të gjakut, rimodelim, tonifikim dhe akoma më shumë shkarkim. Trajtimi bëhet pas limfodrenazhit që lekura është punuar me dorë dhe më pas kalon në të ftohtë.

Fytyra + Lifting

Masazhi lifting për fytyrën ndihmon në tonifikimin e lëkurës, stimulimin e qarkullimit dhe reduktimin e linjave të imëta për një pamje më të freskët dhe rinore.

Produktet Tona

"Fuqizo lëkurën tënde me perkujdesje"

Shampoo

Nadya Hair Shampoo

Serum

Nadya Hair Serum

Lipstick

Nadya Nude Lipstick

Lotion

Nadya Skin Lotion

Dëshmi

"Vlerësime të ëmbla nga klientët tanë"

Pershendetje Ornela, Desha te ta shkruaj me kohe por tani gieta mundesine. Faleminderit nga zemra per gjithcka! Fillova seancen e pare me dyshim por me shpresen se do gieja nje zgjidhje pas kaq vitesh me shqetesimet e tretjes dhe konstipacionit te vazhdushem.Qe pas seances se pare ndjeva sikur rilinda. Kam humbur 4,5kg qe me seancen e pare, por me e rendesishmja per mua eshte qe funksioni i zorreve eshte regulluar shume. Ndihem super mire tani pas seances se trete. Jam vertet mirnjohese.

Kliente

Ornela si je? Heren e fundit me dt 06.03.2025 me the ta shtyja terapin ivf tek doktori im pasi me bere Osteopathy viscerale dhe manipulim te mitres e mban mend si me the? Do ngelesh shtatzen vet te lutem provoje nje muaj me the. Jam e lumtur te te lajmeroj qe sot mora konfirmim qe jam 5 javeshe dhe kam ngel shtatzen pa terapin pa nderhyrje pa asgje po fluturoj moj. Fim per keshillen tende dhe ti puth e perulur duart e tua te mrekullueshme.

Kliente

Duararta dhe e mencura Ornela! Faleminderit qe ti ve shpirtin, pasionin dhe dijen tek ajo cka ben! Rezultatet e qendrueshme nga seancat me ju jane te shumta, pervec atyre estetike ( renie ne peshe, lekure me e shendetshme, e tonifikuar dhe ulje e perimetrit kudo), ato shendetesore me bejne te jem falenderuese pafund. Mbajtja ne norme e glicemise ( per shkak te ndjesise se ngopjes dhe per shkak se trupi e mendja duan vetem ushqime te shendetshme, 0 neps per te embla), kocka dhe artikulacione shume me pak te dhimbshme, cikel shume i rregullt, konstipacion i harruar dhe me e rendesishmja: ajo cka osteopatia viscerale i ben melcise, nje mrekulli.

Kliente

FAQs

"Përgjigje për Pyetjet më të shpeshta"

Trajtimi limfatik ndihmon në stimulimin e qarkullimit të lëngjeve limfatike, duke reduktuar enjtjet dhe përmirësuar funksionin e sistemit limfatik. Ky trajtim mund të ndihmojë gjithashtu në pastrimin e trupit nga toksinat dhe përmirësimin e energjisë.

Po, trajtimi limfatik është shumë i përshtatshëm për individë me probleme të ndryshme lëkure, pasi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe shpërndarjen e substancave ushqyese në lëkurë.

Masazhi lifting për fytyrën mund të bëhet çdo dy javë për rezultate më të mira. Ky trajtim ndihmon në tonifikimin dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe rinore.

Po, pas secilit trajtim mund të ndjeni përmirësim të menjëhershëm në ndjesinë tuaj të përgjithshme, si dhe në pamjen dhe ndjesinë e lëkurës dhe trupit.

Na Ndiqni

Follow @ornelagumaa ne Instagram